English

''The New York Times'': Amiri Ka Qenë Agjent I Cia-S Për Disa Vite

UASHINGTON, 16 korrik /ATSH-AFP/ - Fizikanti iranian, Shahram Amiri, i cili kaloi 14 muaj në SHBA në rrethana misterioze ka qenë për disa vite një informator i CIA-s në Iran, konfirmoi sot ''The New York Times''. "Shahram Amiri përshkroi me detaje para agjentëve të shërbimeve sekrete amerikane mënyrën sesi një universitet i Teheranit u bë selia e fshehtë për programin bërthamor të vendit'', shkruan e përditshmja duke cituar zyrtarët amerikanë. "Ndërkohë që ai ndodhej në Iran, ai ishte një nga burimet të një vlerësimi shumë të kontestuar të shërbimeve sekrete, publikuar më 2007 mbi programin e armatimit iranian'', shtoi e përditshmja ''The New York Times''. Amiri u zhduk në qershor 2009 në Arabinë Saudite. Ai u rishfaq të martën në SHBA dhe kërkoi të kthehej në Iran. Ai rikonfirmoi se ishte rrëmbyer nga shërbimet sekrete amerikane dhe se nuk kishte punuar për ndonjë program bërthamor./ /ec/ a.jor.
KOMENTE