English

Tiranë: 10 Autobuzë Të Rinj I Shtohen Transportit Urban

TIRANA, 16 Korrik/ATSH - Gjergji Mima/ - Linjës së transportit urban të Unazës në Tiranë i janë shtuar sot edhe 10 autobusë të rinj të teknologjisë më të re, me kilometrazh zero, që ofrojnë komoditet, ajër të kondicionuar dhe shërbim korrekt në shërbim të qytetarëve, që e zgjedhin për të udhëtuar drejt itinerarit të ditës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama që bëri një udhëtim me këta autobuzë në linjën e Unazës, pasi vlerësoi para drejtuesve të transportit dhe linjave urbane këtë rritje të cilësisë së shërbimit u shpreh se "kjo është hapja e reformës radikale që do të shtrihet përgjatë muajve në vijim në të gjitha linjat e kryeqytetit. Deri në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, të gjitha linjat do të jenë të transformuara 100%, ndërkohë që çmimi i biletës mbetet i njëjtë". Sipas tij, kjo parti autobusësh të ri me ajër të kondicionuar dhe standardesh europiane që hyn sot në qarkullimin e kryeqytetit, bëhet pjesë e projektit tonë për transformimin rrënjësor të të gjitha linjave të autobuzëve urbanë brenda periudhes së parë të vitit të ardhshem. Linja e unazes, është një nga më të rëndësishmet në Tiranë, pasi lidh të gjitha krahët e qytetit. Numri i autobuzëve që pritet të qarkullojë në këtë aks do të jetë rreth 30 mjete të reja me kilometrazh zero. Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit që preferoi të zgjedhë për disa minuta udhëtimin me urbanët e rinj, ftoi dhe drejtues të automjeteve, në mënyrë që në këto ditë të nxehta, të lehtësojnë trafikun./n.m/
KOMENTE