Turqi - Policia Arreston 29 Persona Të Dyshuar Për Lidhje Me Al-Kaedën
N
ANKARA, 16 korrik /ATSH-AFP/ - Policia turke arrestoi sot 29 persona të dyshuar se kishin lidhje me rrjetin al-Kaeda, sipas agjencisë së lajmeve Anadolli Azhans, gjë që përben goditjen e dytë kundër rrjetit ekstremist që prej fillimit të muajit.
Pjesa më e madhe e të dyshuarve u arrestuan në Adana dhe pjesa tjetër në qytetet e tjera të Stambollit, Antalias, në brigjet e Mesdheut dhe Canakkale, sipas agjencisë.
''Policia është vënë në kërkim të të dyshuarve të tjerë'', shtoi Anadolli Azhans./
/ec/ a.jor.