English

Vlore: Vritet Me Arme Zjarri Nje 37-Vjecar

VLORE, 16 Korrik/ATSH-H. Koçi/. - Nje 37-vjeçar nga Vlora u gjet i vrare duke u gdhirë dita e premte, prane portes se garazhit te tij ne zonen e Ujit e Ftohte, prane Akademise se Marines. Burime zyrtare te policise bene te ditur per ATSH-ne se "Kaçandon Shehu, u gjet i vrare me arme zjarri rreth ores 01.00 te dites se sotme prane garazhit ne nje godine banimi ne lagjen e Ujit te Ftohte". Sipas policise, ai eshte goditur me arme automatike dhe per pasoje ka mbetur i vdekur ne vend. Per momentin nuk ka te dhena per motivet dhe autorin e kesaj ngjarjeje, nderkohe qe grupi hetimor i ngritur me kete rast eshte duke vleresuar te gjitha te dhenat, duke shoqeruar te pakten, 5 persona. /a.ke/
KOMENTE