Afganistan - Konferencë Në Kabul, 600 Milionë Euro Nga Be-Ja
KABUL, 17 korrik /ATSH-ANSA/ - Komisioni Evropian do t'i dhurojë 600 milionë euro Afganistanit për të mbështetur projektet që do të aprovohen nga Konferenca e Kabulit më 20 korrik, njoftoi sot nga kryeqyteti afgan përfaqësuesi special komunitar i vendit, Vygaudas Usackas.
Shuma, që paraqet një rritje me 25 për qind krahasuar me ritmin e donacioneve të mëparshme, do të jepet brenda tre vjetësh, dhe gjysma e parave do të vihet në dispozicion të drejtpërdrejtë të qeverisë.
Prej vitit 2001, kur nisi Operacioni "Enduring Freedom", Bashkimi Evropian ka lëvruar për Afganistanin rreth një miliardë euro.
/e.v/