English

Afganistan - Të Paktën Dy Ushtarë Të Nato-S Të Vrarë Nga Shpërthimi I Një Bombe

KABUL, 17 korrik /ATSH-AFP/ - Dy ushtarë të NATO-s humbën jetën nga shpërthimi i një bombe në jug të Afganistanit, njoftoi sot forca e Aleancës Atlantike. Ushtarët e NATO-s u vranë dje nga një bombë artizanale. ISAF nuk dha informacion për kombësinë e ushtarëve të huaj duke e lënë këtë nën kujdesin e vendeve të origjinës. Që prej fillimit të vitit kanë humbur jetën të paktën 373 ushtarë të huaj./ /ec/ a.jor.
KOMENTE