Aksident- Fushe Arrez/ Konferenca Ipeshkevore Shpreh Solidaritet Me Familjet E Viktimave
E
TIRANE, 17 Korrik/ATSH/. - Konferenca Ipeshkevore e Shqiperise shprehu sot ne mbremje keqardhjen per tragjedine e ndodhur ne aksin rrugor Reshen-Fushe Arrez bashkë me solidaritetin e saj me familjet e viktimave.
"Shpresojme që ata të përjetojnë sa më lehtë këto momente vështirësie që i kanë prekur nga afër. I lutemi Zotit për shpirtin e atyre që kanë vdekur dhe shërim sa më të shpejtë për ata që janë të plagosur", thuhet ne njoftimin ne emer te Imzot Rrok Mirdites, president i Konferences Ipeshkevore te Shqiperise.
"Tragjedi të tilla, që prekin mbarë opinionin publik, duhet të stimulojnë akoma më shumë afërsinë tonë njerëzore e gjithashtu edhe kujdesin në rrugët tona qoftë nga ana e atyre që drejtojnë automjetet, qoftë nga ana e autoriteteve policore", thuhet ne njoftim. /a.ke/