Fier, 17 korrik, NOA – Një efektiv i forcave të policisë ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit dhe viktima quhet Roland Musaraj.
Sipas informacioneve paraprake, Musaraj ka qenë në drejtmin e automjeti të tij privat. Një pakujdesi e tij ka sjelle dhe pëplasjen me një automjet tjetër.
Goditja ka qenë fatale për 50 vjeçarin, duke i shkaktuar atij vdekjen. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Unaza e Re” në qytetin e Fierit.
Kolegët e 50 vjeçarit kanë shkuar në vendngjarje për të zbuluar shkaqet që kanë sjellë aksidentin.
NOA