English

Aksidenti fatal, reagon Kisha Katolike: Policia të jetë më e kujdesshme

LEXONI KETU, ZHVILLIMET E NGJARJES, MINUTE PAS MINUTE

Tiranë, 17 Korrik 2010 NOA/ Eglantina Nasi - E informuar mbi ngjarjen e rëndë, të ndodhur në aksin rrugor Rrëshen – Fushë Arrëz, në të cilin ka pasur viktima dhe të plagosur, Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë, shprehu para pak çastesh keqardhjen e saj për këtë tragjedi.

Dom Gjergj Meta, Zëdhënës i Konferencës Ipeshkevore të Shqipërisë, i tha agjencisë NOA se kjo Konferencë, shpreh gjithashtu “solidaritetin e saj me familjet e viktimave duke shpresuar që të përjetojnë sa më lehtë këta momente vështirësie që i kanë prekur nga afër”.

“I lutemi Zotit për shpirtin e atyre që kanë vdekur dhe shërim sa më të shpejtë për ata që janë të plagosur”, deklaroi Rrok Mirdita, Presidenti i Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë.

“Tragjedi të tilla, që prekin mbarë opinionin publik, duhet të stimulojnë akoma më shumë afërsinë tonë njerëzore e gjithashtu edhe kujdesin në rrugët tona qoftë nga ana e atyre që drejtojnë automjetet e qoftë nga ana e autoriteteve policore”, - pohon Rrok Mirdita.

Në tragjedinë rrugore të ndodhur pasditen e sotme, janë konfirmuar dhjetë të vdekur.

e.n/NOA

KOMENTE