Aksidenti Në Fushë-Arrëz: Rama Viziton Të Plagosurit Në Spitalin Ushtarak
AK
TIRANË, 17 Korrik /ATSH - M.Shkurta /. - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vizitoi sot në mbremje të plagosurit e aksidentit të ndodhur pasdite në Fushë - Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
"Bashkohem me dhimbjen e prindërve dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik të mesditës së sotme dhe të shpresojmë që vdekja nuk do të marrë të tjerë dhe të urojmë një shërim sa më të shpejtë të të gjithë atyre që në këto momente ndodhen në një situatë të vështirë për jetën", u shpreh Rama për mediat. /a.ke/