Aksidenti Tragjik- Kryeministri Anullon Vizitën Në Durrës
TIRANË, 17 Korrik/ATSH/- Kryeministri Sali Berisha ka anulluar vizitën që kishte planifikuar të shtunën pasdite në Shkozet të Durrësit për shkak të aksidentit të rëndë tragjik që ndodhi të pak orë më parë në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz.
Lajmin e konfirmoi për ATSH-në zyra e shtypit e qeverisë.
Një autobus me pasagjerë, numri i të cilëve ende nuk është përcaktuar, doli sot nga rruga në fshatin Dom të komunës Gjegjan duke rënë në humnerë, nga një lartësi 500 metra. Nga të dhënat zyrtare deri në orën 19:20 numri i viktimave ka arritur në 11 persona, dhe shumë të tjerë janë plagosur. Ministria e Brendshme ka ngritur një shtab emergjence, ndërsa të plagosurit po transportohen me helikopterë në spitalin Ushtarak të Tiranës dhe në spitalet rreth zonës ku ndodhi aksidenti./k.sh/
-
Pellumb ⓋⓛⓅ Pashaj18:01 - 19 Korrik 2010Po me mire te mos ishte kryeministri se ai sa me tragjike e ben se eshte vet tragjik si individ me ato rruget cop cop qe ka len.