Aksidenti Tragjik Në Gjegjan- Tetë Viktima Të Konfirmuar Deri Në Orën 19:00
TIRANË, 17 Korrik/ATSH/- Të paktën tetë persona kanë gjetur vdekjen në asidentin tragjik që ndodhi të shtunën pasdite në aksin rrugor Rrëshen- Fushë Arrëz.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili konfirmoi për ATSH-në (ora 19:00) se deri tani numri i viktimave ka arritur në 8 persona.
Ministri Vasili bëri të ditur se drejt spitalit Ushtarak të Tiranë janë nisur 10 të plagosur.
Një autobus me pasagjerë, numri i të cilëve ende nuk është përcaktuar, doli pasditen e sotme nga rruga në fshatin Dom të komunës Gjegjan duke rënë në humnerë, nga një lartësi 500 metra. (vijon) /k.sh/