Teheran, 17 korrik, NOA - Irani fajësoi sot vendet perëndimore dhe Izraelin për sulmet ndaj xhamisë Shiite, që shkaktuan vdekjen e 27 personave.
Televizioni shtetëror citoi zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Ali Abdollahi, të ketë thënë se “ky akt terrorist është kryer nga mercenarët e arrogancës botërore – nga fuqitë e Perëndimit”.
Deklarata vjen pavarësisht dënimit të sulmeve nga ana e Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara.
NOA