Axhenda Ndërkombëtare 17 Korrik 2010
-------------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
-------------------------------
NJU ORLINS - Ndjekje e luftës kundër ndotjes nga nafta të Gjirit të Meksikës ndërkohë që rrjedhja e naftës është ndaluar.
TË TJERA
--------------
RAMALLAH (Cisjordanie) - I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell takohet me presidentin palestinez, Mahmud Abbas në kuadër të përpjekjeve amerikane për rifillimin e negociatave direkte izraelo-palestineze.
Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton takon kryeministrin palestinez, Salam Fayyad në kuadër të një vizite në Lindjen e Mesme.
ALMATY - Takim jo zyrtar i ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), për të diskutuar për situatën në Kirgistan në lidhje me dhunën ndëretnike në muajin qershor.
MEKSIKO - Përleshjet me armë mes ushtrisë dhe bandave kriminale shkaktuan të paktën 12 të vdekur në qytetin Nuevo Laredo, në verilindje të Meksikës, në kufi me Teksasin.
PEKIN - Ndjekje e vizitës në Kinë e kancelares gjermane Angela Merkel.
TEHERAN -Vazhdojnë deklarata dy ditë pas atentatit në jug-lindje të vendit ku si pasojë humbën jetën të paktën 27 persona.
DAMAS -Dhjetëvjetori i ardhjes në pushtet i Bachar al-Assad./
/ec/