Bashkia E Tiranës, Padi Për Ministrin Dritan Prifti
TIRANA, 17 Korrik/ATSH - Gjergji Mima/ - Ditën e hënë Bashkia e Tiranës do të nisë procedurat për padinë ndaj ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, që akuzoi kryetarin e saj dhe njëherësh dhe kreun e PS-së, Edi Rama, duke j'a shtuar listës së padive të bëra në adresë të përfaqësuesve të mazhorancës.
Florjan Serjani, zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, tha sot për mediat para gjykatës së Tiranës tha se "politika e baltës nuk mund të sundojë mbi ligjin", duke shtuar se "ligji do të jetë përgjigja për ata që fyejnë dhe shpifin".
Ishte Partia Socialiste e para që deklaroi se do të bënte padi për deklaratat e ministrit Prifti, i cili akuzoi nga foltorja e Kuvendit në seancën plenare të së enjtes, kreun e PS-së për përdorim droge, korrupsion dhe devijime të karakterit seksual. /a.ke/