English

Beqja: Nuk ka rritje ekonomike dhe vende të reja pune

Partia Socialiste ka reaguar sot për situatën ekonomike në vend. Në një deklaratë për mediat, deputeti Ilir Beqja u shpreh se të dhënat e fundit ekonomike tregojnë se kanë rënë investimet dhe të ardhurat.

Beqja u ndal në deklaratat e kreut të qeverisë për hapje të vendeve të reja të punës. Ai u shpreh se nuk mund të flitet për vende të reja punë në kushtet e një krize ekonomike.

“Nuk ka rritje të vendeve të reja të punës. Vetëm nëse Sali Berisha llogarit si vendeve punë sa herë Damir Fazlliç vjen në Tiranë, apo ikën nga Tirana”, u shpreh Beqja.

Ndërkohë që Beqja është ndalur dhe në pasurinë e ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti.

Beqja deklaroi se ministri ka fshehur të dhënat e ekonomisë ashtu siç fshehu të dhënat e pasurisë së tij.

“Ministri Prifti gënjeu atëherë për kompensimin e energjisë elektrike, ashtu siç gënjeu këto ditë për pasurinë e tij. Vetëm shtesa e pasurisë së Dritan Priftit për vitin 2009 është e barabartë me kompensimin e çmimit të energjisë elektrike për 80 mijë familje”, u shpreh Beqja.

NOA

KOMENTE