Meksikë, 17 korrik, NOA - Si pasojë e luftës së drogës në Meksikë vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti humbën jetën më shumë se 7000 njerëz.
Ky bilanc përfshin të vdekurit gjatë luftimeve të grupeve rivale si dhe ata që humbën jetën gjatë përleshjeve me policinë dhe ushtrinë, tha ministri i Drejtësisë, Arturo Chávez në Qytetin e Meksikës.
Që prej ardhjes në pushtet të presidentit Felipe Calderon kanë humbur jetën gjithsej 25 mijë njerëz.
Në fund të vitit 2006 Felipe Calderóni i shpalli luftë bandave të drogës dhe përforcoi radhët e policisë me 50 mijë ushtarë.
Kjo është një nga shifrat më të mëdha të viktimave që janë shkaktuar nga kartelet e dorgës.
NOA