Tiranë, 17 korrik, NOA – Një makinë e parkuar ka marrë flakë në mënyrë të papritur në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Laprakë. Mesohet se flakët e automjetit nuk ka pasur dëmtime në njerëz.
Policia dhe zjarrëfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët e zjarrit që kishin shpërthyer në motorin e makinës.
Mendohet se një shkëndijë elektrike mund të ketë prekur tubat e karburantit të makinës, gjë që ka sjellë më pas dhe djegien e automjetit.
Makina e tipit “Land Rover” ka qenë me targa angleze.
NOA