English

Ekon - Bullgaria I Bashkangjitet Projektit ''Southstream''

SOFJE, 17 korrik /ATSH-MIA/ - Rusia dhe Bullgaria nënshkruan të ashtuquajturën "harta e rrugës" për ndërtimin e pjesës bullgare të gazsjellësit ''Southstream'' që do të bashkojë Rusinë dhe Evropën Jugore me Detin e Zi. Dokumentin në qytetin bullgar Varna e nënshkruan ministrat e Energjetikës të të dy vendeve, Sergei Shmatko dhe Trajço Trajkov, në praninë e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov. Bullgaria për një kohë të gjatë nuk mundi të marrë vendim për pjesëmarrjen në "Southstream", arsye që detyroi Rusinë të niste negociata për ndërtimin e gazsjellësit me Rumaninë. Pas vizitës së zëvendëskryeministrit rus, Viktor Zubkov në Bullgari në fillim të muajit, dy palët ranë dakord të nënshkruajnë "hartën e rrugës" për këtë projekt. Kapaciteti i "Southstream"-it, i gjatë rreth 900 kilometra, do të arrijë deri në 63 miliardë metra kub gaz në vit. Nga Bullgaria gazi do të transportohet në Serbi, Hungari, Greqi, Slloveni, Kroaci dhe Austri./ a.jor.
KOMENTE