English

Elbasan:Vapa "Boshatis" Qytetin

N ELBASAN, 17 Korrik /ATSH, Miranda Sadiku/.- Qytetarët e Elbasanit kanë preferuar që këtë ditë të nxehtë ta kalojnë buzë rrapeve të lumit Shkumbin, ndërsa pjesa më e madhe janë larguar drejt liqenit të Pogradecit apo bregdetit të Durrësit, Vlorës dhe Sarandës. Në rrugë ka pak mjete e njerëz, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre për shkak të vapës së madhe, preferojnë të qëndrojnë në shtëpi. "Nesër pritet të vijnë një grup turistësh nga Italia dhe pse temperaturat janë në rritje", tha për ATSH-në Drejtori i Muzeut Etnografik, Kreshnik Belegu. "Muzeu gjatë gjithë stinës së verës, deri në fund të muajit shtator, do të qëndrojë i hapur deri në orët e vona të mbrëmjes, dhe në fundjavë', shton ai./a.s/
KOMENTE