English

FMN: Ekonomia greke po bën përparime

Uashington, 17 korrik, NOA - Sipas pikëpamjeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar Greqia e zhytur thellë në borxhe po bën përparime në rimëkëmbjen e buxhetit shtetëror.

Në një raport nga Uashingtoni thuhet se ka filluar të shtohet edhe kontributi ekonomik i vendit.

Po ashtu edhe Komisioni Evropian para pak kohësh ka dhënë një vlerësim pozitiv për përpjekjet e Athinës për kursime.

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë miratuar për Greqinë një paketë shpëtimi në vlerë prej 110 milionë eurosh.

NOA

KOMENTE