Fushë Arrëz: Forcat E Emergjencave Civile Nisen Në Vendngjarje
TIRANË, 17 Korrik /ATSH - M.Shkurta /- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ngriti menjëherë grupin e emergjencave pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot pasdite në Fushë - Arrëz, kur një autobuz me pasagjerë që ishte nisur nga Tirana, doli nga rruga në fshatin Dom në komunën Gjergjan duke rënë në në humnerë, në lumin Fan
"Nga Tirana për në vendngjarje janë nisur shërbimet e Emergjencave Civile", tha për ATSH-në kreu i Emergjencave, Alfred Olli.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nga kjo ngjarje ka viktima./n.m/