Paris, 17 korrik, NOA - Ish futbollisti i kombëtares së Francës, Lilijan Turam, ka akuzuar futbollistët e Francës që morën pjesë në Botërorin 2010, se me sjelljet e tyre sërish kanë nxitur racizëm në shoqërinë franceze.
Turam ka thënë se refuzimi i futbollistëve që të stërviten pas përjashtimit të Nikolas Anelkës nga ekipi ka pasur efekte negative në opinionin publik francez.
Ai ka thënë se tash njerëzit në Francë mund të mendojnë se “të gjitha problemet dalin nga fakti që në kombëtaren franceze ka pasur shumë futbollistë me ngjyrë”.
NOA