Tiranë, 17 korrik, NOA – Drejtuesi i zyrës për mbrojtjen e konsumatorit Altin Goxhaj, ka reaguar sot ndaj deklarimeve të kreut të G99, Erion Veliaj se prokuroria ka mbyllur çështjen ndaj tij, i akuzuar për përvetësimin e miliona eurove.
Altin Goxhaj deklaron se nuk i ka ardhur ende njoftimi nga Prokuroria për mbylljen e kësaj çështjeje penale në ngarkim të Veliajt.
Goxhaj nënvizon ndërkaq se kjo mun të jetë një manovër e të pandehurit Veliaj për të testuar reagimin e opinionit publik lidhur me rastin, sikundër bëri 3 muaj më parë), ose në të kundërt mes Veliajt dhe prokurorisë, ekziston një lidhje e dyshimtë, që diskretiton sipas tij, organin e akuzës dhe pavarësinë e tij.
Goxhaj pretendon se ka prova të rënda dhe të pakundërshtueshme, që nuk do të mund të rezultonin dot mbylljen e çështjes.
Goxhaj disponon prova se Erion Veliaj nuk ka paguar asnjëherë 10 përqind tatim për të ardhurat e tij nga 5.4 milion euro të përvetësuara nga MJAFT.
Sipas Goxhaj, Veliaj dyshohet të mos ketë paguar sigurimet, si dhe ka dhënë kredi pa liçencë.
mit/NOA