English

Greqi - Një Tërmet 5,1 Ballë Rihter Godet Ishullin Alonisos

ATHINË, 17 korrik /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot në veriperëndim të ishullit Alonisos, në Sporades, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Vëzhgimit. Nuk ka asnjë informacion për viktima apo dëme materiale. Tërmeti u ndje kryesisht në arkipelin e Sporades, në Magnesi dhe në ishullin Eube. Epiqendra e tërmetit u lokalizua në det rreth 150 kilometra në verilindje të Athinës. Një tjetër tërmet me të njëjtin intensitet u regjistrua sot në mëngjes në veriperëndim të ishullit Kos./ /ec/
KOMENTE