Greqi - Vazhdon Lufta Kundër Zjarrit Të Madh Në Veri Të Athinës
ATHINË, 17 korrik /ATSH-ANSA/ - Një numër i madh zjarrfikësish vazhdojnë të luftojnë kundër zjarrit të dhunshëm në veri të Athinës që pasditen e sotme arriti deri në periferinë e Mikrokorit dhe Barnabasit, në rajonin e Maratonas.
Më shumë se 100 zjarrfikës me ndihmën e dhjetëra qytetarëve, 30 zjarrfikëse dhe tetë avionë po vazhdojnë të punojnë për ta vënë zjarrin nën kontroll para se dielli të perëndojë plotësisht. Zjarri është fuqizuar edhe nga erërat e forta që tymin dhe hirin e kanë çuar deri në periferitë e Athinës.
Disa fshatra dhe një manastir janë evakuuar.
Një tjetër zjarr, rreth 60 kilometra në juglindje të kryeqytetit, është fikur pjesërisht, ashtu si zjarri në ishullin e Evias.
Policia nuk e hedh poshtë pistën e zjarrvënies së qëllimshme.
Sot në të gjithë Greqinë janë sinjalizuar rreth 50 zjarre, prej të cilave shtatë në rajonin e Atikës, kryeqendra e të cilës është Athina.
Vitin e kaluar kryeqyteti u rrethua nga një numër i madh zjarresh gjatë muajit gusht, ndërsa rajoni rreth Maratonas pësoi dëme të mëdha materiale.
Në vitin 2007 zjarret shkaktuan rreth 70 viktima dhe shumë dëme të mëdha materiale.
/e.v/