Irani Akuzon Vendet Perëndimore Dhe Izraelin Për Atentate Kamikaze
TEHERAN, 17 korrik /ATSH-AFP/ - Irani akuzoi sot vendet perëndimore dhe Izraelin se fshihen pas atentatit kamikaz që shkaktoi të paktën 27 të vdekur në juglindje të vendit.
"Përgjegjësit e këtij krimi kanë qenë të trajnuar jashtë kufijve dhe më pas ata kanë ardhur në Iran'', deklaroi zëvendësministri i Brendshëm, Ali Abdollahi.
"Ky akt terrorist është kryer nga mercenarët e një bote arrogante, terminologji që përfaqësojnë fuqitë perëndimore'', shtoi ai./
/ec/ a.jor.