Kosove: Pritet Me Shume Dhembje Lajmi Per Aksidentin E Rende Ne Fushe Arrez
PRISHTINË, 17 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Në Kosovë është pritur me shumë dhembje e pikëllim lajmi për aksidentin e rëndë në aksin Rrëshen -Fushë Arrëz, në Shqipëri.
Radiotelevizionet kombetare kosovare, emisionet qendrore të lajmeve sonte i kanë hapur me informacionet nga Fushë Arrëza dhe Tirana.
Edhe portalet e gazetave e agjencitë kosovare të lajmeve sjellin nga çasti në çast njoftimet më të të reja për aksidentin tragjik, për të gjitha angazhimet për ndihmë të plagosurve dhe për shprehjet e solidaritetit dhe ngushëllimeve familjarëve për humbjet e më të dashurve. /a.ke/