English

Kryeministri Berisha Viziton Te Aksidentuarit Ne Spitalin Ushtarak

TIRANE, 17 Korrik/ATSH/. - Kryeministri Berisha shkoi sot ne mbremje ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, ku eshte interesuar nga afer per gjendjen shendetesore te te plagosurve ne aksidentin tragjik te ndodhur sot pasdite ne Fushe Arrez. Kryeministri Berisha deklaroi se "ky aksident rrugor tragjik, qe ka ndodhur ne Gjegjan te Fushe Arrezit, ka sjelle nje zi te rende ne Puke e mbare Shqiperine. Jane 12 jete te keputura, femije, burra, gra, qe udhetonin me autobuzin e linjes. Jane rreth 16 te tjere te plagosur me trauma te shkalleve te ndryshme. Por, nder ta ka qe po luftojne ne shtratin e reanimacionit me vdekjen, pasi jane ne gjendje te rende. Jane marre te gjitha masat qe t'u jepet ndihma me e mire e mundshme te plagosurve. Me kete rast, dua t'u shpreh familjeve te viktimave, popullit te Fushe Arrezit, te Pukes, ngushellimet me te sinqerta te qeverise shqiptare. I siguroj se mbare shqiptaret ndajne sot zine e rende qe ka pllakosur afmiljet e tyre. Le te lutemi se bashku per shendetin e te plagosurve, qe ta kalojne kete gjendje e te sherohen nga traumat qe kane pesuar". /a.ke/
KOMENTE