English

Kryeministri serb: Presim mendim pozitiv të GJND

Beograd, 17 korrik, NOA – “Serbia pret mendim pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjë që do t'ua hapë rrugën negociatave të reja”. Kjo është deklarata që ka bërë kryeministri serb Mirko Cvetkoviç për agjencinë e lajmeve “France Press”.

Ai ka deklaruar se “e ardhmja e rajonit nuk mund të ndërtohet me shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Më 22 korrik, në orën 15:00, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të bëjë publik opinionin në lidhje me legalitetin e pavarësisë së Kosovës.

NOA/RFE

KOMENTE