Athinë, 17 korrik, NOA – Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sot në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Tërmeti ka qenë i shkallës 5,1 ballë dhe ka pasur si epiqendër ishullin Alonisos në detin Egje.
Ishulli gjendet në arkipelagun Sporadi, rreth 150 kilometra nga kryeqyteti i Greqisë, Athina.
Tronditjet janë ndjerë në një zonë të gjerë, duke përfshirë gjithë Greqinë qendrore.
Deri tani nuk ka deklarime për viktima dhe dëme të rënda materiale. Greqia është një nga vendet me aktivitet sizmik më të larë të gjithë rajonin.
NOA