English

LSI: Sulmet ndaj ministrave të LSI, nuk mund të fshehin dështimin e gjithanshëm të Ramës

Tiranë, 17 korrik, NOA – Pas akuzave të njëpasnjëshme të selisë rozë, dhe padisë së ngritur nga Bashkia e Tiranës, ndaj përfaqësuesve të LSI-së, në kabinetin Berisha, reagoi para pak minutash edhe LSI.

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit çela shprehu në emër të LSI-së, keqardhjen për dëshpërimin deri në humbje të orientimit, të lidershipit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

LSI theksoi se “sulmet e Edi Ramës dhe të zërave të tij të komanduar, ndaj ministrave të LSI-së, nuk mund të fshehin në fakt krizën dhe dështimin e tij të gjithanshëm”.

Sipas LSI-së, sulmi i Ramës ndaj ministrave Prifti dhe Vasili, nuk mund të fshehin dështimin e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, as abuzimin e Edi Ramës me Partinë Socialiste, dhe as abuzimet e tij me qeverisjen e Bashkisë.

LSI nënvizoi në këtë deklaratë se sulmet në bllok të deputetëve të PS-së, afër liderit të saj, Rama, nuk mund të fshehin paaftësinë për të miratuar buxhetin e bashkisë dhe për ta përfshirë kryeqytetin në projektet e mëdha të zhvillimit.

LSI duke iu referuar akuzave të PS-së, nënvizoi se “E gjithë kjo histeri, është pasojë e dhimbjes, që ai ndjen kur sheh se Shqipëria qeveriset në rrugën e Integrimit Evropian, për të cilin kontribut të veçantë kanë ministrat e LSI-së.

mit/NOA

KOMENTE