English

Lsi: Sulmi I Ramës Ndaj Ministrave, Nuk Fsheh Abuzimet E Tij Në Ps Dhe Bashki

I TIRANE, 17 Korrik/ATSH- A.Gegvataj/.- "Sulmet e Edi Ramës dhe të zërave të tij të komanduar ndaj ministrave të LSI-së, nuk mund të fshehin krizën dhe dështimin e tij të gjithanshëm", deklaroi sot në një konferencë për shtyp, Sekretari për Marredhëniet me Publikun në LSI, Ardit Çela. Duke shprehur keqardhjen për "dëshpërimin deri në humbje të orientimit të lidershipit të opozitës", sikurse e quajti, Çela shtoi se, "sulmi ndaj ministrave të LSI-së nuk mund të fshehë dështimin e Edi Ramës në krye të PS-së". Sipas tij, sulmet e adresuara ndaj përfaqësuesve të LSI-së nuk mund të fshehin abuzimet e Edi Ramës qoftë me partinë që drejton, apo me Bashkinë. "Këto sulme nuk mund të fshehin paaftësinë për të miratuar buxhetin e Bashkisë dhe për ta përfshirë kryeqytetin në projektet e mëdha të zhvillimit", tha Çela. Sekretari për Marredhëniet me Publikun në LSI, Ardit Çela shtoi edhe se "e gjitha kjo histeri është pasojë e dhimbjes që ai ndjen kur sheh se Shqipëria qeveriset në rrugën e integrimit europian, për të cilën kontribut të veçantë kanë ministrat e LSI-së". /a.ke/
KOMENTE