English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 17 Korrik/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të shtunën: Gazeta "Panorama" VLORË, EKZEKUTOHET BIZNESMENI I NDËRTIMIT Biznesmeni i ndërtimit, Kacandon Shehu është vrarë dje ne mbrëmje në hyrje të pallatit ku banonte. Policia heton për konflikte në biznes, shoqërohen ortaket. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Banka Botërore, 425 milion USD Shqiperise Rama inaguron autobuzët e rinj në Unazën e Tiranës. Gazeta "Shqip" RINDIZET LUFTA E EGËR PS-LSI Pozitë-opozitë, beteja përqendrohet brenda te majteve. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Zhdukja e Bleones, banoret panë rrëmbyesin, por kanë frikë ta tregojnë Amnisti fiskale, nese paguan 3 perqind detyrime Gazeta "Koha Jone" VENDIMET PËR PRONAT, ANKESAT DO TË SHQYRTOHEN NGA AKKP Debati ne Kuvend, pranohet propozimi i Alibeaj. PS, kunder: Nisma eshte antikushtetuese. Gazeta "Mapo" BUXHETI, TË GJITHA SHKURTIMET SIPAS ZËRAVE Gërshërët në buxhetin e ketij viti kane prekur me se shumti investimet ne rruge, buxhetin e pushtetit local dhe shpenzimet operative Gazeta "Shekulli" MATURA, NOTAT E PROVIMEVE ME ZGJEDHJE MASH publikon notat zyrtare qe kane marre maturantet ne provimet e fundit Tituj të tjerë të kësaj gazete: FMN-qeverise: Shkurto shpenzimet Ruci-Patozi, fundjave reflektimi Gazeta "Shqiptare" PRANGA ITALIANIT PËR TENDERAT E BE Korrupsioni me rikonstruksionin e selise se vjeter te delegacionit te KE ne Tirane Tituj të tjerë të kësaj gazete: Fshatrat turistike, del formulari i legalizimeve Shqetesohet "Mbreti" nga zhurma ne pub-et e Tiranes Gazeta "RD" RAMA PRISTE DEPUTETË NË VILËN E PEZËS ME "TANGA" Ministri Prifti: Si e gjeta Ramen duke thither droge ne zyren e Bashkise. Ministri shprehet I gatshem te perballet me Ramen. Gazeta "Integrimi" BANKA BOTËRORE, SHQIPËRIA NDËR TË PAKTAT VENDE NË EVROPE ME RRITJE EKONOMIKE Banka Boterore njofton strategjine e re te partneritetit me qeverine shqiptare qe do te ndihmoje ne sfidat kryesore. Gazeta "ZP" EDI RAMA DHE SHKËLQIM CANI: BORXHI PUBLIK 100 PËR QIND, EKONOMIA DREJT HUMNERËS Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama dhe kryetari i Këshillit ekonomik te PS, Shkelqim Cani kane deklaruar dje se, eshte koha per transparence te plote nga qeveria per krizen ekonomike qe po rendohet dida -dites. a.m
KOMENTE