English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

TINË, 17 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" FITOU: STATUSI E TERRITORI, TË PANEGOCIUESHME - Intervistë me ambasadorin francez në Prishtinë, Jean François - Duke paralajmëruar një fazë të re për Kosovën, atë të dialogut me Serbinë, Fitou ka bërë të ditura çështjet të cilat assesi nuk do të hapen në këto bisedime: ndryshimi i kufijve, shkëmbimi i territoreve dhe statusi i Kosovës. Ai, megjithatë, thotë se Prishtina e Beogradi kanë një listë të gjerë të temave, për të cilat mund të flasin, si: për ekonominë, doganat, ujin, rrymën.Ambasadori Fitou po ashtu ka sqaruar se nuk ka kërkuar autonomi të veçantë për veriun e Mitrovicës, siç është përfolur ditë më parë në një deklaratë të tij Tituj të tjerë: -Debati në Çagllavicë paralajmëron tension në bisedimet Prishtinë-Beograd -LDK mbështet presidentin, "injoron" akuzat e Tolajt -Zgjerohet vala e hetimeve rreth PTK-së -Policia konfiskon katër thasë marihuanë -Ligji për deputetë rrezikon të përfundojë në Kushtetuese -EULEX-i refuzon ekstradimin e Bajram Asllanit në SHBA -Marc Ëeller: Çështja e Kosovës para GJND-së "Express" ARRESTIMET NË RADHË - Roy Reeve, Zëvendësshef i EULEX-it, paralajmëroi arrestime për hetimet e kryera ditëve të fundit. Por, nuk foli me data. Tha se ato do të ndodhin edhe në Veri, si dhe në pjesë të tjera të vendit. Bastisjet kanë vazhduar edhe të premtën në PTK. Tituj të tjerë: -BE përgatitet për GJND - Katër ditë pas shpalljes së vendimit të GJND-së për Kosovën, Bashkimi Europian do të deklarohet për këtë çështje. Brukseli po përgatitet për takimin. BE pritet të bëjë thirrje për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, por në asnjë mënyrë për statusin. Një diplomat evropian thotë se BE mund ta humbë kredibilitetin, nëse nuk do të flasë me një zë për Kosovën. -Improvizimi i bisedimeve - Një debat i organizyar në Çagllavicë, ku pjesëmarrës ishte një ëprfaqësues i Qeverisë së Kosovës, një i Qeverisë së Serbisë dhe një ndërkombëtar në mes, ilustroi bisedimet e ardhshme dhe rezultatin që do të dilte nga to. Hajredin Kuçi dhe Oliver Ivanoviç replikuan duke mos u pajtuar me asgjë. -Trajtim i veçantë, jo status i veçantë - Nuk do të bisedohet për statusin e pjesës veriore të Mitrovicës. "Bota Sot" SHQIPTARËT E KOSOVËS PA VIZA NË EVROPË ME DYSHTETËSINË E SHQIPËRISË Tituj të tjerë: -Kuçi: Veriu i Kosovës, vendi me lirinë më të kufizuar në Evropë - Polemika me Ivanoviçin -Dardaëet e Daerdanës rikthehen në LDK -Të gatshëm të votojnë edhe kundër GJND-së - Cili do të jetë hapi i Kuvendit pas vendimit të GJND-së? -Çka mund të quhet "pavarësi"? -Bastisjet për korrupsion sukses apo spektakël? - Hetuesit e EULEX-it nuk shkojnë për pushime "Epoka e Re" PA FITUES - Nga GJND s'do të ketë fitues e as humbës - Zgjidhja më e keqe do të ishte nëse bisedohet për Ahtisarin plus - Kosova ta autorizojë Shqipërinë që ta përfaqësojë në Asamblenë e Pëergjithshme të OKB-së - Flet Ramush Tahiri Tituj të tjerë: -Klinton në ofensivë për njohje të reja të Kosovës -Kuçi e Ivanoviç përplasen për veriun -LDK-ja e do Sejdiun edhe për një mandat kryetar "Zëri" "AXHAMITË" KËSHILLOJNË MINISTRAT - Shumica e ministrave të Qeverisë së Kosovës këshillohen nga dhjetëra këshilltarë që janë të papërvojë Tituj të tjerë: -LDK e do sërish për kryetar -EULEX paralajmëron arrestime në veri -Safet Gërxhaliu kryetar i OEK-ut -Përgatiten për ballafaqim në OKB -Ligji i deputetëve në Gjykatën Kushtetuese -Editoriali - Thyerja e teorive -Opinone - Mitrovica dhe problemi i saj "Tribuna shqiptare" MBIKËQYRJA VAZHDON - A do të përfundojë pavarësia e mbikëqyrur pas GJND-së? Tituj të tjerë: -Strategjia në diskrecion - Strategjia e Kosovës pas vendimit të GJND-së konsiston në bashkërendimin e veprimeve me SHBA-të dhe BE-në. -Ligji të shkojë në Gjykatë! -BDI të dalë nga Qeveria! -Veriu vë në polemikë Kosovën me Serbinë "Infopress" NË VERI DUHET INSTALUAR RENDI DHE LIGJI Tituj të tjerë: -Shqiptarët, jetë të vështirë në veri -Presidenti Sejdiu s'po e shkel Kushtetutën -Pritet të fillojnë hetimet - Kosva në pritje të konfirmimit nga shteti maqedonas për fillimin e hetimeve për varrezë masive -EULEX-i refuzon kërkesën e SHBA-ve -Kalimi nëpër nëntë rrathët e ferrit - Masakra e Tivarit "Lajm" DYFYTYRËSHIT - Shumë zyrtarë hedhin akuza ndaj institucioneve, vetëm kur shkarkohen nga detyra Tituj të tjerë: -Gërxhaliu në ballë të Odës -Shkollat me abetare alternative -Shqiptarët, më të lumturit -Leterme: Serbia duhet të bëjë politike konstruktive -Ulqini, mikpritësi i radhës i Panairit të librit "Kosova Sot" KOSOVA ME STRATEGJI PAS GJND-së - Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, siguron se Kosova ka strategjinë e saj, që është e bashkërenduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, por nuk jep detaje të kësaj strategjie Tituj të tjerë: -Gërxhaliu kryetar i OEK-ut, humbet Kelmendi -Editoriali - OEK-u pas zhurmës -Sejdiu, kandidatura e vetme -Thaçi kërkon mbështetje për të luftuar korrupsionin /a.s/
KOMENTE