Lezhë, 17 Korrik 2010 NOA – Policia e Lezhës ka konfirmuar zyrtarisht pasditen e sotme, ngjarjen e raportuar pasdreke ku një person u qëllua për vdekje në shkëmbim zjarri me uniformat blu.
Ngjarja ndodhi pasditen e së Shtunës, rreth ores 14.45, ne vendin e quajtur Ura e Cenit ne Lagjen “Besëlidhja” te qytetit Lezhe.
Sipas deklarimit zyrtar të policisë, gjatë nje operacioni per te kapur autoret e dyshuar te grabitjes se ndodhur me date 14.07.2010, te shtetasve malazezë, nje mjeti me targe TR 7870 R i është bere thirrje nga shërbimet e policisë qe te ndalonte.
“Pavarësisht thirrjeve te policise per te ndaluar, personat qe udhetonin me makinen e lartpermendur, kane vazhduar rrugen duke u perplasur me mjetin e policise tip motoçikletë, ne te cilen ndodhej punonjësi i policisë rrugore Dritan Lorenci, i cili eshte demtuar lehtë”, - sqaroi policia,
“Autorët e dyshuar kane qelluar me arme zjarri ndaj forcave te policise, e ku keta te fundit i jane pergjigjur zjarrit, dhe per pasoje ka mbetur i vdekur nje shtetas akoma i paidentifikuar, qe ndodhej ne automjet”, - shtoi Policia e Lezhës.
Automjeti me targa TR 7870 R, është braktisur nga drejtuesi mjetit ne vendin e quajtur Balldre.
“Jane ngritur grupe te shumta pune, postoblloqe policie dhe po intensifikohet puna per te mundesuar kapjen e autoreve, identiteti i te cileve nuk behet i ditur per arsye hetimi”, - deklaroi policia e Lezhës.
r.n/NOA