English

Policia gjermane “rekruton” grabitqarë për kërkimin e kufomave në male

Saksonia e Ulët, 17 korrik, NOA – Gjetja e kufomave nëpër male me anë të grabitqarëve mund të jetë një mënyrë e mirë për të gjetur ata që vdesin maleve dhe nuk gjenden kurrë.

Janë pikërisht policët në Saksoninë e Ulët që po eksperimentojnë gjetjen e trupave në zonat e thella malore duke përdorur shpend grabitqarë.

Një shef policie, Rainer Hermann, beson se këta shpendë janë shumë më të aftë në këtë detyrë, krahasuar me qentë, pasi kanë një nuhatje shumë më të zhvilluar.

Agjentëve në këtë rrugëtim nëpër male u duhet si shoqërues edhe Sherlock, një shqiponjë që mbahet në parkun Walsrode, e trajnuar pikërisht për të shërbyer si një “radar” për të parë kufomat.

Sherlock është një shkabë me përvojë, thonë agjentët e policisë në Saksoninë e Ulët.

Ajo është trajnuar për këtë aksion në një projekt global, për përdorimin e grabitqarëve në kërkim të kufomave.

Sipas shefit të policisë, Hermann grabitqarët arrijnë të nuhasin kthinën e një miu nga distanca e 1 000 metrave.

Ndaj dhe grabitqarët janë të aftë të inspektojnë zonat e thella malore që nga qielli, diçka që s’mund ta arrijnë dot qentë e as agjentët e policisë.

mit/NOA

KOMENTE