English

Ps: Policia Po Përdoret Politikisht Nga Qeveria

TIRANË, 17 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste gjykon se, "Policia e Shtetit po përdoret nga qeveria politikisht dhe për interesat e saj personale". Pas analizës 6 mujore të Policisë së Shtetit , deputeti i PS-së, Ilir Gjoni reagoi sot në një konferencë për shtyp duke thënë se, "analiza e Ministri Basha ishte vetëm një propagandë bajate, që nuk tregonte asgje për garantimin e jetës së qytetarëve". Sipas tij, "në këtë analizë veç entuziazmit nuk u tha gjë për rritjen e ndjeshme të kriminalitetit në vend si dhe për dilentatizmin në luftën kundër krimit të organizuar". Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha vlerësoi dje gjatë analizës së 6 mujore të Policisë Shtetit, performancën dhe rolin që Policia ka treguar në goditjen e krimit të organizuar, si një ndër kushtet kryesore që Shqipëria duhet të plotësojë për të përfituar liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian. /s.d/f.n/
KOMENTE