English

Qeveria Shpall 18 Korrikun, Dite Zie Kombetare

TIRANE, 17 Korrik/ATSH/. - Qeveria shqiptare e ka shpallur daten 18 korrik 2010, dite zie kombetare, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik, që ndodhi sot pasdite në Fushë Arrëz, në veriperëndim të vendit. Duke bërë të ditur këtë vendim të Qeverisë, zëdhënësja e Kryeministrit, Erla Mëhilli tha sot në m brëmje se "Qeveria ka marre persiper te gjitha shpenzimet per familjet qe kane humbur te afermit te tyre ne aksidentin tragjik të ndodhur ne Fushe Arrez". Rreth orës 17.00 të ditës së sotme, në fshatin Dom të komunës Gjegjan, një autobus me pasagjerë i linjës Fushë Arrëz- Durrës me targë PU 13-30 A doli nga rruga dhe u rrëzua nga një lartësi prej 400-500 metra në një humnerë, në lumin Fan. Deri tani, 12 vetë kanë humbur jetën, ndërsa 16 të plagosur, të transportuar me helikopterë nga vendgjarja në Spitalin Ushtarak të Tiranës, po marrin ndihmën e nevojshme në shpëtim të jetës. /a.ke/
KOMENTE