Tiranë, 17 korrik, NOA – Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka deklarua sot se shërbimi i punonjësve të pushtetit vendor për çerdhet në kryeqytet do të qëndroj i hapur dhe gjatë pushimeve të verës.
Në një takim që Rama zhvilloi sot me stafet e edukator të çerdheve dhe kopshteve u vlerësoi se ky shërbim social ka njohur rritje cilësore gjatë viteve të fundit. Rama ka bërë një përmbledhje të investimeve të kryera dhe shërbimeve.
“Kemi bërë një punë të përkushtuar në edukimin e brezit të ri. Kemi rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimeve dhe kemi ndryshuar në mënyrë rrënjësore ushqimin. Gjë për të cilën janë shumë të kënaqur dhe prindërit”, tha Rama.
Ai shtoi se të gjitha këto shërbime janë bërë në këmbim të një pagese minimale. Por nga ana tjetër kreu i bashkisë është ndalur dhe në problemet që ka në vë këtë sektor.
Rama e ka cilësuar si të dëmshme politikën e ndjekur nga qeveria për privatizimet në këtë sektor. “Duke privatizuar ndërtesat e çerdheve në Tiranë, qeveria e ka zvogëluar mundësinë e realizimit të një shërbimi shumë të rëndësishëm për kryeqytetin”, tha Rama.
NOA