Rusi, 17 korrik, NOA - Pesë persona, përfshirë dhe një anëtar të shërbimeve sekrete ruse, kanë pësuar lëndime të rënda, pas shpërthimit të makinës bombë në jug të Rusisë.
Zyra e Prokurorit tha se bomba ishte vendosur nën automjetin e oficerit të shërbimit të sigurisë, në rajonin Kabardino-Balkaria.
Ky rajon është i banuar me shumicë myslimane dhe ka qenë shpesh skenë e sulmeve luftarake.
Kohët e fundit sulmet ndaj organeve të sigurisë në zonat me shumicë myslimane janë shtuar ndjeshëm.
NOA/RFE