Uashington, 17 korrik, NOA - Nuk ka vetëm plehra urbane, por edhe plehra kozmike. Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që shkencëtarët të lëshojnë alarmin dhe për mbetjet kozmike të misioneve hapësinore. Në një raport të NASA-s Rusia renditet ndër superfuqitë që ka ndotur më tepër universin.
Sipas studimit janë më tepër se 15 mijë copa plehrash kozmike, ndër të tjera edhe satelitë të dalë jashtë përdorimit dhe pjesë raketash, të cilat rrotullohen në orbitën përqark Tokës.
Përkatësisht në treguesit e ndotjes së kozmosit Rusia renditet në vendin e parë. Eksperimentet ruse kanë lënë 5833 objekte në hapësirë.
Pas saj vijnë SHBA dhe Kina si dhe vende të tjera. Agjencisë kozmike evropiane i përkasin 83 fragmente mbeturinash kozmike, njofton Agjencia.
NOA