Finlandë, 17 korrik, NOA – Shampanja, kjo verë e gazuar, e prodhur ekskluzivisht në rajonin e Shampanjës në Francë, vendi nga i cili ka marrë edhe emrin duket të ketë historinë e saj shumë herët.
Një grup polombarësh nga Finlanda, ndërsa po zbulonin mbetjet e një anijeje të mbytur prej disa shekujsh në Detin Baltik, kanë zbuluar një shishe shampanjë.
Zhytësit mendojnë se kjo fare mirë mund të jetë shampanja më e vjetër në botë.
Duke iu referuar formës së shishes, ekspertët mendojnë se ajo i takon fundit të shekullit 18-të.
Sipas njërit prej zhytësve, Kristian Ekstrom, shija e shampanjës së gjetur ishte fantastike, e ëmbël, por kishte edhe një erë të fortë duhani.
Shishja e shampanjës bashkë me lëngun e saj "magjik", janë dërguar për analiza të mëtejshme, për të parë periudhën e prodhimit të saj, që nëse vërteton besimin e zhytësit, do të përbëjë pse jo një dëshmi historike për verën magjike...
mit/NOA