English

Shba - Okb Dënon Atentatet Kamikaze Kundër Një Xhamie Në Iran

NJU JORK, 17 korrik /ATSH-AFP/ - Këshilli i Sigurimit të OKB-së dënoi dje atentatet terroriste kundër një xhamie shiite në juglindje të Iranit, ku si pasojë humbën jetën të paktën 27 persona, cilësuar nga shefi i OKB-së, Ban Ki-moon si një akt terrorist barbar. ''Të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënuan me tone shumë të ashpra atentatet terroriste'', theksoi ambasadori i Nigerisë në OKB, Joy Ogwu, në një komunikatë. ''Terrorizmi në çdo formë është një krim i pajustifikueshëm, kushdo qoftë motivacioni, vendi, momenti apo personi nga i cili është kryer'', vijon komunikata. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon dënoi ashpër atentatet kamikaze në Iran./ /ec/
KOMENTE