English

Shba - Trupat Kombëtare Kaliforniane Vëzhgojnë Kufirin Me Meksikën Për Luftën Kundër Drogës

LOS ANXHELOS, 17 korrik /ATSH-AFP/ - Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzeneger urdhëroi sot dislokimin e qindra trupave kombëtare në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës në jug të vendit, për t'u ardhur në ndihmë autoriteteve federale. Ky njoftim u bë pasi presidenti amerikan, Barack Obama kishte njoftuar në muajin qershor vendosjen e trupave kombëtare në kufirin meksikan, për të kontribuar përkohësisht në ruajtjen e kufirit me Meksikën. Në një komunikatë, zyra e guvernatorit Arnold Schwarzenegger theksoi se qëndrimi i trupave në kufirin e Meksikës për të vëzhguar kufirin dhe për luftën kundër trafikut të drogës mund të zgjasë një vit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE