English

Skandalet seksuale, dorëhiqet peshkopja e Kishës Luteriane

Berlin, 17 korrik, NOA - Kryetari i Këshillit të Kishës Evangjeliste në Gjermani, Nikolaus Schneider shprehu keqardhje për dorëheqjen e ipeshkëves së Hamburgit Maria Jepsen.

Akuzat lidhur me një aferë abuzimi në vitet e 80-ta në ndërtesën e kishës në Ahrensburg e kanë goditur rëndë Jepsenin, tha Schneider për kanalin e parë televiziv gjerman ARD. Ipeshkëvja e Hamburgut Maria Jepsen dha sqarime para gazetarëve dje pasdite për tërheqjen e saj.

Ipeshkëvja 65 vjeçare ishte nën presion pas raportimeve që flisnin për një aferë të saj në vitin 1999. Me dorëheqjen e saj Jepsen tani do t'i presë rrugën dëmtimit të mëtejshëm të imazhit të Kishës së Elbës së Veriut.

NOA

KOMENTE