English

Territoret Palestineze - Ashton Kërkon Hapjen E Rripit Të Gazës Në Të Dy Drejtimet

RAMALLAH, 17 korrik /ATSH-AFP/ - Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton kërkoi sot hapjen "në të dy drejtimet" të pikave të kalimit mes Rripit të Gazës dhe botës së jashtme. "Duhet që pikat e kalimit të territorit palestinez të jenë të hapura në të dy drejtimet për banorët si dhe për mallrat e konsumit", deklaroi Ashton për gazetarët pas një takimi në Ramallah (Cisjordanie) me kryeministrin palestinez Salam Fayyad "E kemi thënë qartë: njerëzit në Gaza duhet të mund të jetojnë normalisht", theksoi Ashton e cila pritet të shkojë nesër në Rripin e Gazës. Ndërsa Fayyad kërkoi një heqje të bllokadës e vendosur që prej katër vjetësh nga Izraeli në Rripin e Gazës, duke theksuar se "ekonomia e Gazës nuk duhet të mbijetojë me importe, por duhet edhe të eksportojë lirisht. Izrarli pranoi lehtësimin e bllokadës në Rripin e Gazës pas presioneve të vazhdueshme dhe të forta ndërkombëtare pas vdekjes së nëntë turqve në sulmin të marinës së tij më 31 maj kundër një flotiljeje humanitare që po përpiqej të çante rrethimin. /I.Pu.
KOMENTE