Nju Jork, 17 korrik, NOA - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka dënuar “sulmin terrorist” ndaj xhamisë shiite në pjesën juglindore të Iranit.
Shpërthimi që mori jetën e 27 personave është dënuar edhe nga presidenti Barak Obama, sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, si dhe shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Ashton.
Grupi rebel, “Xhundullah”, ka marrë përgjegjësinë për sulmin, të cilin e ka konsideruar si hakmarrje për ekzekutimin e udhëheqësit të këtij grupimi nga ana e autoriteteve iraniane, në muajin qershor.
Irani akuzon Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për mbështetje të “Xhundullahit”, pretendime këto që hidhen poshtë nga të dyja vendet.
NOA