English

Tragjedia rrugore, shkon në 14 numri i të vdekurve në aksident

Raportim nga NOA, minutë pas minute nga vendngjarja dhe Tirana - Përditësimi i fundit, 17 Korrik 2010, 23.04'

SHIKONI FOTOT TE GALERIA

Personat që kanë humbur jetën në ngjarjen e rëndë:

1. Arsen Gjon Marku, rreth 8 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë

2. Paulin Lazër Gjoni, rreth 28 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë

3. Mimoza Mhill Dyzeni, rreth 29 vjeç, nga Kurbini

4. Adem Mustafa, rreth 52 vjeç, nga Fushë-Arrësi, Pukë

5. Marte Ndue Lleshi, rreth 31 vjeç, Mamurras

6. Alma Nikollë Marku, rreth 33 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë

7. Fran Llesh Paloka, rreth 22 vjeç, nga fshati Gojan, Pukë,

8. Gjovalin Gjin Pera, rreth 15 vjeç, nga Gjegjani, Pukë

9. Prengë Dyzeni, rreth 38 vjeç, banues në Kurbin,

10. Zef Mark Frroku (Gjergji), rreth 47 vjeç, banues në Gjegjan

11. Marie Prenga, rreth 60 vjeç, nga Shkozë, Pukë

12. Adela Paulin Prenga, rreth 14 vjeç, nga Shkozë, Pukë

13. Lavdie Hysen Mustafa, vjeç 41, nga Fushë-Arrësi, Pukë

14. Edona Adem Mustafa, vjeç 12, nga Fushë-Arrësi, Pukë

23.04 - Policia e Shtetit flet zyrtarisht mbi tragjedinë rrugore dhe hetimet mbi shkaqet

Tiranë, 17 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku – Policia e Shtetit doli pak çaste më parë me një tjetër deklaratë, duke u ndalur në ngjarjen e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Fushë Arrës-Durrës, në fshatin Dom, Gjegjan, ku ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 30 metra poshtë, një autobus me pasagjerë i linjës Fushë Arrës- Durrës.

“Nga të dhënat e deritanishme rezulton se si pasojë e daljes nga rruga të këtij mjeti kanë humbur jetën në Spitalin Ushtarak dhe dy shtetase, përkatësisht Marie Prenga, rreth 60 vjeçe dhe Elona Mustafa, rreth 12 vjeçe”, - konfirmoi policia.

Krahas veprimeve të kryera për dhënien e ndihmës dhe transportimin e të dëmtuarve, nga strukturat e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të këtij aksidenti të rëndë.

Nga hetimet e deritanishme dhe kryerja e ekspertimit auto-teknik të mjetit rezulton se:

- shpejtësia e lëvizjes së mjetit ka qenë brenda normave të lejuara,

- lëvizja është kryer brenda normave të qarkullimit rrugor dhe në kahun e lejuar,

- drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse dhe kishte një përvojë shumëvjeçare në drejtim.

Grupi hetimor është në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për drejtuesin e mjetit për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të tij në momentin e drejtimit të mjetit.

Po ashtu pritet të merren në pyetje dhe të dëmtuarit nga ky aksident (me përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore), dëshmitë e të cilëve do të hedhin dritë mbi rrethanat e ndodhjes së aksidentit.

Në përfundim të veprimeve të kryera grupi hetimor do të bëjë dhe zbardhjen përfundimtare të shkakut dhe të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Trupat e pajetë të 11 viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë janë transportuar në morgun e qytetit të Pukës. Ndërkohë që në morgun e qytetit të Tiranës gjenden trupat e pajetë të 3 shtetasve të tjerë.

Aktualisht po marrin ndihmën e kualifikuar mjekësore pranë Spitalit Ushtarak 10 të dëmtuar nga ky aksident i rëndë, ndërkohë që 2 shtetas të tjerë po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit të Shkodrës, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

r.b/NOA

23.02 – Zv/Drejtori i Ushtarakut: Gjendja aktuale e të plagosurve

Në Spitalin Ushtarak gjenden aktualisht 10 të plagosur nga tragjedia rrugore e pasdites së sotme. Në fakt, sikundër tha nëndrejtori i Spitalit Ushtarak, Sami Koçeku, në drejtim të Spitalit Ushtarak janë dërguar 13 persona.

“Nga këta 13 vetë, tre vete fatkeqeissht kanë vdekur, dy gjatë rrugës, ndërsa një pacient tjetër ka ndërruar jetë në spital”, - u shpreh dr. Koçeku.

Ndërkohë, mjeku specialist ka folur dhe për gjendjen aktuale të të plagosurve, duke rritur shpresat se që të dhjetë do ta kalojnë rrezikun për jetën.

“Janë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të cilët po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Njëri prej fëmijëve ka dëmtime në sistemin pulmonar, ne pulmonin e majte, ndërsa tjetri në kokë dhe në gjoks”, tha dr. Koçeku.

Mjeku ka folur dhe për të plagosurit e tjerë që pohoi se paraqesin plagë të shkallëve të ndryshme nga aksidenti, duke pësuar fraktura në kokë dhe pjesë të trupit.

22.56 - Lista me të plagosurit që ndodhen në Spitalin Ushtarak të Tiranës

Mirsad Musta 4 vjeç

Sara Pali 6 vjeçe

Xhesika Pali 7 vjeçe

Armando Musta 8 vjeç

Ersiton Peraj 9 vjeç

Artida Prenga 30 vjeçe

Gjon Marku 40 vjeç

Pjerin Kola 45 vjeç

Flora Pera 47 vjeçe

Dona Mustafa 60 vjeç

22.21 - Qeveria shpall të dielën, ditë zie pas aksidentit automobilistik në Fushë-Arrëz (I plotë)

Zëdhënësja e Kryeministri Erla Mëhilli, njoftoi sot në një konferencë për shtyp, vendimin për shpalljen e ditës së diele si ditë zie.

Gjatë deklaratës për shtyp zëdhënësja tha se “në aksidentin e rëndë tragjik që ndodhi sot pasdite me autobusin e linjës së Fushë-Arrëzit, kanë humbur jetën fëmijë, burra e gra, 13 qytetar si dhe u plagosën 15 të tjerë”.

“Kjo është një zi e rëndë për familjet e viktimave, qytetarët e Fushë-Arrëzit, Pukës dhe mbarë Shqipërisë. Qeveria dhe mbarë Shqipëria ndajnë dhimbjen, pikëllimin dhe zinë me familjet e viktimave dhe të afërmit e tyre. Qeveria vendos të shpallë ditën e diele, datë 18 korrik 2010 ditë zie, si dhe të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e varrimit të viktimave. Zija do të shoqërohet me një minutë heshtje, si dhe me vendosjen e flamujve në gjysmë shtizë në institucionet shtetërore”, - theksoi Mëhilli. 21.48 - QSUT, mbledhje urgjente për tragjedinë rrugore

Qendra Spitalore Universitare e Tiranës, “Nënë Tereza”, ka zhvilluar një mbledhje urgjente për marrjen e masave për pritjen e pacientëve, viktima të ngjarjes tragjike të rënies në humnerë të autobusit.

Drejtoria e QSUT-së ka mbledhur stafin e Imazherisë, Laboratorit dhe Farmacisë së Spitalit, në mënyrë që të koordinohet puna mes të tre këtyre sektorëve, për përballimin e situatës dhe për pritjen e pacientëve, - i tha agjencisë NOA, zëdhënësja e QSUT, SOnila Isaku.

Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë pritet të dalë një urdhër për dërgimin e ekipeve të mjekëve në Rrëshen dhe në Pukë.

Menjëherë pas ngjarjes, Ministria e Shëndetësisë vuri në dispozicion 2 helikopterë për transportimin e viktimave të ngjarjes drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

21.31 - Berisha në Spital Ushtarak (I plotë)

Kryeministri Sali Berisha vizitoi sot pasdite të plagosurit e aksidentit tragjik rrugor të një autobusi të linjës Durrës-Fushë Arrëz që u rrëzua në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz.

Pas vizitës së të plagosurve në Spitalin Ushtarak në një prononcim për mediat, kryeministri Berisha shprehu mbështetjen e qeverisë për të ndihmuar të gjithë të plagosurit.

Ai theksoi: “Janë 16 të tjerë të plagosur me trauma të shkallëve të ndryshme, por ndër ta ka që po luftojnë në shtratin e reanimacionit me vdekjen, që janë në gjendje të rëndë. Janë marrë dhe po merren të gjitha masat, që tu jepet ndihma më e mirë e mundshme të plagosurve. Me këtë rast dua t’u shpreh familjeve të viktimave, popullit të Fushë-Arrëzit, të Pukës, ngushëllimet më të sinqerta të qeverisë shqiptare, ti siguroj se mbarë shqiptarët ndajnë sonte zinë e rëndë, që i ka pllakosur familjet e tyre. Le të lutemi së bashku për shëndetin e të plagosurve, që ta kalojnë dhe të shërohen sa më shpejt nga trauma, që kanë pësuar nga ky aksident. Një grup të plagosurish ndodhen në Spitalin Ushtarak, një grup tjetër po vjen me helikopter dhe janë nisur po për këtu dy ndodhen në spitalin e Shkodrës, por ndër ta ka që janë realisht në gjendje të rëndë”.

21.19 - Berisha anulon konferencën e jashtëzakonshme për shtyp

Kryeministri Sali Berisha e ka anuluar konferencën e jashtëzakonshme për shtyp të orës 21.00 të mbrëmjes së sotme.

Kabineti qeveritar njoftoi një orë para 9.00 të mbrëmjes së sotme se Berisha do të dilte në konferencë për shtyp por kjo nuk ndodhi.

Në të vërtetë, pak para orës 21.00, në foltoren e konferencave për shtyp të Kryeministrisë doli zëdhënësja e tij e re, Erla Mëhilli e cila komunikoi se dita e Diel shpallet ditë zie kombëtare kurse shpenzimet e funeraleve merren përsipër nga qeveria shqiptare.

21.16 - LSI: Ngushëllime për tragjedinë

Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim, Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama shprehu pak çaste më parë, keqardhjen për tragjedinë.

“U shpreh ngushellimet me te thella te gjithe familjareve te viktimave qe humben jeten ne aksidentin tragjike ne fshatin Dom te komunes Gjegjan ne aksin Rreshen – Fushe-Arrëz”, - tha z.Rama.

“Në keto momente te dhembjes se madhe, - vijoi ai, - LSI eshte prane familjeve te viktimave dhe ndan me ta dhembjen per humbjen e jetes se njerëzve te tyre te dashur”.

Kurse duke përfunduar, tha: “LSI e konsideron shume te rëndësishëm reagimin e menjëhershëm te institucioneve te shtetit dhe ben apel qe ato te bejne te pamundurën per te shpëtuar jetën e te plagosurve te tjerë”.

21.14 - Zv/Drejtori i Spitalit Ushtarak: Erdhën 13 vetë, 3 vdiqën të tjerët mund të shpëtojnë

“Kanë ardhur tek ne 13 vetë, prej të cilëve kanë vdekur tre vetë, një ka vdekur këtu dhe dy te tjerë rrugës”, - deklaroi zëvendësdrejtori i Spitalit Ushtarak të Tiranës, dr. Sami Koçeku.

Duke folur për dhjetë personat e plagosur që gjenden deri mbrëmjen e sotme, numri 2 i Spitalit Ushtarak tha se shpresohet që të gjithë të mund të mbijetojnë nga plagët e marra në tragjedinë rrugore.

21.11 – Edi Rama: Urojmë që vdekja të mos marrë të tjerë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka folur në mjediset e jashtme të Spitalit Ushtarak të Tiranës.

“Shpreh solidaritet me të gjithë familjarët dhe të gjithë ata që janë në luftë për të mbijetuar dhe me këtë ekip mjekësh, infermierësh, të sprovuar në raste të ngjashme, si një ekip i jashtëzakonshëm për të përballuar dhimbjet e tragjedive të tilla.

“Le të urojmë që vdekja të mos marrë njerëz të tjerë”, - përfundoi z.Rama.

21.08 – Zyrtarët nuk shkon në vendngjarje

Në vendngjarjen e tragjedisë rrugore të pasdites së sotme në rrugën nacionale Rrëshen-Fushë Arrëz ka shkuar Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj. si dhe zv/ministri i Brendshem, Avenir Peka.

Drejtuesit kryesorë të shtetit, Presidenti Sali Berisha, kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PS Edi Rama kanë shkuar për pak minuta secili në kohë të ndryshme mbrëmjen e sotme, në Spitalin Ushtarak ku gjenden disa nga të plagosurit.

Ndërkohë Kryetarja e Kuvendit, deputete e Shkodrës, ku gjenden disa nga të plagosurit dhe zëvendëskryeministri Ilir Meta, njëkohësisht ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk kanë dalë deri tani me ndonjë prononcim mbi tragjedinë rrugore.

21.04 -Kryetari i PS, Edi Rama shkon në Spitalin Ushtarak

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama sapo ka mbërritur në mjediset e Spitalit Ushtarak të Tiranës.

Ai është futur në mjediset e brendshme tek reparti i Reanimacionit, raporton gazetari i agjencisë NOA i shoqëruar dhe nga kreu i grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi dhe deputetë të tjerë socialistë.

21.00 - Qeveria: E diela, ditë zie kombëtare

Qeveria shqiptare ka vendosur që të shpallë ditën e diel, 18 Korrik 2010, si ditë zie kombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Erla Mëhilli, zëdhënësja e re e Kryeministrit, doli në këto çaste në një prononcim për mediat ku foli mbi tragjedinë rrugore.

Mëhilli theksoi faktin e të gjitha shpenzimet e funeraleve të viktimave do të përballohen nga fondet e qeverisë shqiptare.

20.49 – Kryepolici Burgaj: Shkon në 14 numri i të vdekurve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, deklaroi para pak çastesh se ka shkuar në 14 numri i të vdekurve në tragjedinë e sotme rrugore.

Kurse shënohen rreth 12 të plagosur në gjendje të rëndë.

20.49 - Mediat e Kosovës dhe ato të huaja shqip raportojnë aksidentin tragjik

Evropa e Lirë: Fushë Arrëz: Autobusi bie në humnerë

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Rrëshën – Fushë Arrëz, ku një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Bëhet e ditur se, deri më tani, të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe fëmijë, si dhe 14 të tjerë janë plagosur rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, me urdhër të ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha, është ngritur një shtab emergjence për ngjarjen e rëndë.

Bota Sot: Autobusi bie në greminë, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit konfirmon vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e dhjetëra shtetasve të tjerë.

Newsit, Greqi: Rrëzohet autobusi në greminë,8 të vdekur

Pukë-Një aksident i rëndë ka ndodhr sot pasdite në rrugën Rrëshen-Fushë Arrës ,ku një autobus i nisur nga Tirana ka rënë në një greminë të thellë rreth 500 metra, e deri me tani numerohen 8 persona të vdekur.

20.29 - Presidenti Topi: Ndjehem i lënduar

“Ndjehem shumë i lënduar për këtë aksident. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave”, - deklaroi z.Topi.

Kurse shtoi: “Uroj që të gjithë të plagosurit të dalin nga gjendja kritike”.

Në përfundim të deklarimit të shkurtër, kryetari i shtetit, vlerësoi menaxhimin e situatës nga instancat përkatëse.

20.25 - Presidenti Topi mbërrin në Spitalin Ushtarak

Edhe Presidenti i Republikës është nisur drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për të parë nga afër të plagosurit e tragjedisë rrugore që ndodhi pasditen e sotme në rrugën nacionale Rrëshen-Fushë Arrëz.

Ne keto momente kryetari i shtetit ka mberritur ne Spitalin Ushtarak, raporton ne kohe reale, gazetari i Agjencise NOA.

20.14 - Berisha del në konferencë të jashtëzakonshme shtypi në Kryeministri

Kryeministri Berisha do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 21.00 sonte, konfirmoi për agjencinë NOA, një burim zyrtar i kabinetit qeveritar.

Konfirmohet se konferenca për shtyp do të jetë tërësisht për tragjedinë rrugore të ndodhur sot pasdite.

Më herët, para pak minutash, Kryeministri Sali Berisha ka folur nga mjediset jashtë Spitalit Ushtarak të Tiranës ku kreu një vizitë të shkurtër për të parë nga afër të plagosurit e tragjedisë së sotme rrugore.

Gazetari i agjencisë NOA ndodhet në Spitalin Ushtarak dhe raporton se z.Berisha foli për mediat: “Janë të tjerë të plagosur me trauma dhe plagë të ndryshme. Por ka dhe njerëz në shtretërit e Reanimacionit që po luftojnë me vdekjen”, - pohoi z.Berisha.

“Janë marrë dhe po merren të gjitha masat që t’u jepet e gjithë ndihma e nevojshme të plagosurve”, - siguroi kryeministri.

“Me këtë rast shpreh për familjet e viktimave, ngushëllimet më të sinqerta të qeverisë shqiptare”, - tha më tej Kryeministri.

“Të lutemi së bashku për shëndetin e të plagosurve, që ta kalojnë dhe të shërohen nga traumat, pasojat e saj që kanë pësuar në këtë aksident”, - vijoi Berisha.

Ai tregoi më pas se të tjerë të plagosur po dërgohen për ndërhyrje mjekësore duke përmendur dhe dy që janë dërguar në spitalin e Shkodrës.

20.09 - Policia e Shtetit: Zyrtare, 12 të vdekur

Tiranë, 17 Korrik 2010 NOA/ Irma Toptani – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit vetëm pak çaste më parë ka folur zyrtarisht mbi aksidentin e ndodhur rreth orës 17.00’, të ditës së sotme.

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë njoftim se gjatë lëvizjes në aksin rrugor Fushë Arrës-Durrës, në fshatin Dom Gjegjan, ka dalë nga rruga një autobus me pasagjerë i linjës Fushë Arrës- Durrës, me targë PU 1330 A, me drejtues shtetasin Zef Mark Gjergji, vjeç 45, nga fshati Gojan, Komuna Gjegjan e rrethit të Pukës.

Me të marrë informacionin me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Z. Lulzim Basha është ngritur shtabi i punës për menaxhimin e kësaj ngjarje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë Forcat Renea, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat e policisë së zonës, ndërkohë që janë dërguar dhe forca të tjera shtesë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër dhe Lezhë.

Për transportimin e të dëmtuarave të kësaj ngjarje të rëndë janë vënë në dispozicion 6 helikopterë, 3 të Policisë së Shtetit, 2 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe 1 i Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se si pasojë e daljes nga rruga të këtij mjeti kanë humbur jetën 12 persona, si dhe janë plagosur 12 shtetas të tjerë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se drejtuesi i mjetit Zef Gjergji ishte i pajisur me leje drejtimi mjeti dhe ishte një drejtues mjeti me përvojë shumëvjeçare, ndërkohë që në kohën e udhëtimit kushtet e motit ishin përkeqësuar.

Aktualisht në spitalin e Gjegjanit janë transportuar trupat e pajetë të shtetasve:

1. Arsen Marku,

2. Paulin Gjoni,

3. Mimoza Hasani,

4. Adem Mustafa,

5. Martin Lleshi

6. Alma Marku,

7. Albiona Marku,

8. Një i paidentifikuar,

Ndërkohë në spitalin e Pukës janë transportuar trupat e pajetë të shtetasve:

1. Fran Paloka,

2. Gjovalin Pera

3. Një i paidentifikuar,

Ndërkohë sipas konfirmimit nga mjekët ka humbur jetën në spitalin ushtarak dhe drejtuesi i mjetit Zef Gjergji.

Po ashtu në spitalin Ushtarak në Tiranë janë transportuar 5 të plagosur, ku 1 fëmijë është jashtë rrezikut për jetën dhe 3 fëmijë të tjerë në gjendje të rëndë. Aktualisht në drejtim të këtij spitali po transportohen me helikopter dhe 7 të dëmtuar të tjerë nga ky aksident.

Aktualisht në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti të rëndë.

i.t/r.n/NOA

20.06 - Kryeministri Berisha flet nga Spitali Ushtarak

Kryeministri Sali Berisha ka folur nga mjediset jashtë Spitalit Ushtarak të Tiranës ku kreu një vizitë të shkurtër për të parë nga afër të plagosurit e tragjedisë së sotme rrugore.

Gazetari i agjencisë NOA ndodhet në Spitalin Ushtarak dhe raporton se z.Berisha foli për mediat: “Janë të tjerë të plagosur me trauma dhe plagë të ndryshme. Por ka dhe njerëz në shtretërit e Reanimacionit që po luftojnë me vdekjen”, - pohoi z.Berisha.

“Janë marrë dhe po merren të gjitha masat që t’u jepet e gjithë ndihma e nevojshme të plagosurve”, - siguroi kryeministri.

“Me këtë rast shpreh për familjet e viktimave, ngushëllimet më të sinqerta të qeverisë shqiptare”, - tha më tej Kryeministri.

“Të lutemi së bashku për shëndetin e të plagosurve, që ta kalojnë dhe të shërohen nga traumat, pasojat e saj që kanë pësuar në këtë aksident”, - vijoi Berisha.

Ai tregoi më pas se të tjerë të plagosur po dërgohen për ndërhyrje mjekësore duke përmendur dhe dy që janë dërguar në spitalin e Shkodrës.

19.57 - Kryeministri Berisha mbërrin në Spitalin Ushtarak

Kryeministri Sali Berisha është nisur drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për të parë nga afër të plagosurit e tragjedisë së sotme rrugore.

Gazetari i agjencisë NOA ndodhet në Spitalin Ushtarak dhe raporton se forcat e Gardës kanë marrë masat rutinë për pritjen e kryeministrit.

Ne keto momente, kryeministri i shoqeruar dhe nga zyrtare te tjere ka mberritur ne mjediset e brendshme te Spitalit Ushtarak.

19.49 - Aksidenti fatal, reagon Kisha Katolike: Policia të jetë më e kujdesshme

E informuar mbi ngjarjen e rëndë, të ndodhur në aksin rrugor Rrëshen – Fusharrëz, në të cilin ka pasur viktima dhe të plagosur, Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë, shprehu para pak çastesh keqardhjen e saj për këtë tragjedi.

Dom Gjergj Meta, Zëdhënës i Konferencës Ipeshkevore të Shqipërisë, i tha agjencisë NOA se kjo Konferencë, shpreh gjithashtu “solidaritetin e saj me familjet e viktimave duke shpresuar që të përjetojnë sa më lehtë këta momente vështirësie që i kanë prekur nga afër”.

“I lutemi Zotit për shpirtin e atyre që kanë vdekur dhe shërim sa më të shpejtë për ata që janë të plagosur”, deklaroi Rrok Mirdita, Presidenti i Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë.

“Tragjedi të tilla, që prekin mbarë opinionin publik, duhet të stimulojnë akoma më shumë afërsinë tonë njerëzore e gjithashtu edhe kujdesin në rrugët tona qoftë nga ana e atyre që drejtojnë automjetet e qoftë nga ana e autoriteteve policore”, - pohon Rrok Mirdita.

19.41 - Nën kujdesin e mjekëve, deri tani 14 të plagosur

Deri në orën 19.40, 14 persona gjenden nën kujdes spitalor në spitalin e Pukës dhe në Spitalin Ushtarak të Tiranës, i tha agjencisë NOA, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, në një prononcim për ngjarjen.

Z. Vasili tha se ende po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit.

Edhe një i vdekur në aksident, shkon në 11 numri i viktimave

Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në rrugën kombëtare Rrëshen-Fushë Arrëz pranë Gjegjanit të rrethit Pukë, kur autobusi me targa PU 1330 A, i drejtuar nga Zef Mark Frroku, rreth 45 vjeç nga Puka, shkau nga rruga dhe ra në humnerë në lartësi rreth 500 metra duke përfunduar në lumin Fan.

Mbërrin helikopteri i pestë në Ushtarakun e Tiranës

Edhe një tjetër helikopter mbërriti në këto momente që transmetojmë në kohë reale, raporton gazetari i agjencisë NOA nga në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Me këtë helikopter të katërt erdhën edhe dy fëmijë të tjerë duke shkuar në tetë numri i të plagosurve të mbërritur në Ushtarak, mes tyre pesë fëmijë.Një helikopter i tretë mbërriti këto çaste në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mjeti fluturues dërgoi në urgjencë një tjetër fëmijë të aksidentuar.

Edhe një fëmijë ka mbërritur para pak minutash me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ai paraqet plagë të rënda në kokë dhe në trup.

Me një tjetër helikopter para disa minutash kishin mbërritur katër persona të plagosur nga tragjedia rrugore. Janë tre meshkuj në moshë të rritur dhe një fëmijë i vogël, 3-vjeçari E.K., që gjenden tashmë nën kujdesin e mjekëve.

Shkon në 6 numri i të plagosurve që mbërrijnë në Ushtarakun e Tiranës

Një helikopter i tretë mbërriti këto çaste në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mjeti fluturues dërgoi në urgjencë një tjetër fëmijë të aksidentuar.

Edhe një fëmijë ka mbërritur para pak minutash me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ai paraqet plagë të rënda në kokë dhe në trup.

Me një tjetër helikopter para disa minutash kishin mbërritur katër persona të plagosur nga tragjedia rrugore. Janë tre meshkuj në moshë të rritur dhe një fëmijë i vogël, 3-vjeçari E.K., që gjenden tashmë nën kujdesin e mjekëve.

Shkon në 5 numri i të plagosurve që mbërrijnë në Ushtarakun e Tiranës

Edhe një fëmijë ka mbërritur para pak çastesh me një helikopter të dytë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ai paraqet plagë të rënda në kokë dhe në trup.

Me një tjetër helikopter para disa minutash kishin mbërritur katër persona të plagosur nga tragjedia rrugore. Janë tre meshkuj në moshë të rritur dhe një fëmijë i vogël, 3-vjeçari E.K., që gjenden tashmë nën kujdesin e mjekëve.

Vdes shoferi i tragjedisë

Shoferi i tragjedisë rrugore, Zef Mark Frroku, i cili drejtonte autobusin me targa të Pukës, PU 1330 A, ka gjeture vdekjen në aksidentin e sotëm, konfirmoi për agjencinë NOA, zedhenesja e Drejtorise se Pergjtihshme te Policise se Shtetit, Klejda Plangarica.

“Drejtuesi i autobusit, ka qenë me leje të rregullt drejtimi të mjetit. Ai ka qenë njeri me përvojë në punë dhe nuk ka të dhëna për gabime në drejtim të autobusit. Aksidenti, dyshohet se ka ardhur nga shkarja e autobusit në udhëtim e sipër”, - i tha agjencisë NOA, zedhenesja e Drejtorise se Pergjtihshme te Policise se Shtetit, Klejda Plangarica.

Katër të plagosur në Ushtarakun e Tiranës

Me një nga helikopterët kanë mbërritur katër persona të plagosur nga tragjedia rrugore. Janë tre meshkuj në moshë të rritur dhe një fëmijë i vogël, 3-vjeçari E.K., që gjenden tashmë nën kujdesin e mjekëve.

Identifikohen disa nga viktimat

Janë identifikuar shtatë nga dhjetë personat e konfirmuar si të vdekur në aksidentin e sotëm. Jozyrtarisht, emrat e të vdekurve janë:

Adem Mustafa 50 vjeç

Arsen Marku 12 vjeç

Martina Lleshi 30 vjeçe

Mimoza Shani 30 vjeçe

Paulin Gjoni 22 vjeç

Alma Marku 8 vjeçe

Arbiona Marku

Tre viktima të tjerë, dy prej të cilëve në spitalin e Pukës dhe një në vendngjarje, ende nuk është arritur identifikimi i tyre.

Zyrtare: 10 të vdekur

Dhjetë persona kanë gjetur vdekjen në aksidentin e sotëm në rrugën kombëtare Rrëshen-Fushë Arrëz. Klejda Plangarica, zëdhënëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i konfirmoi Agjencisë NOA se “janë dhjetë të vdekur, ku tetë persona u konfirmuan të pajetë në vendngjarje kurse dy të tjerë gjenden të vdekur në spitalin e Pukës”.

Sakaq, Policia e Shtetit flet dhe për afro 34 të plagosur, ku 14 janë në gjendje më të rëndë.

Në spitalin Ushtarak mbërrijnë 2 të plagosur

Kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak të Tiranës dy nga të plagosurit e tragjedisë rrugore të pasdites së sotme, i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga ky spital.

Tragjedia, dyshohen 8 të vdekur e 14 të plagosur rëndë

Në tragjedinë rrugore të pasdites së sotme, dyshohet se janë të paktën tetë të vdekur kurse raportohet edhe për 14 persona të plagosur që në gjendje të rëndë janë dërguar në urgjencat spitalore. Ende nuk është bërë identifikimi i viktimave.

Ministria e Brendshme: Po punojme ne vendngjarje

Ministria e Brendshme eshte duke marre masa per te mundesuar nje operacion shpetimi qe te mos rritet numri i viktimave, i thane agjencise NOA, burime zyrtare nga kjo ministri.

Berisha anulon inaugurimin e Shkozetit

Kryeministri Sali Berisha anulon axhendën e tij për shkak të tragjedisë rrugore ku raportohen rreth shtatë të vdekur në rrugën Rrëshën-Fushë Arrëz, i tha agjencisë NOA, zëdhënësja e shefit të Qeverisë, Erla Mëhilli.

“Kryeministri vendosi të anulojë përurimin e rrugës së Shkozetit e planifikuar për pasditen e sotme dhe shkak për këtë anulim është aksidenti i rëndë i ndodhur në Fushë Arrëz”, - deklaroi Mëhilli për agjencinë NOA.

Ministri i Shendetesise: Dyshohen 7 te vdekur

Dy persona te vdekur mberriten pak caste me pare ne spitalin e Rreshenit e bashke me ta edhe kater te tjere te plagosur ne gjendje te rende, konfirmoi Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili ne nje prononcim per ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme.

Sipas z.Vasili, të paktën shtatë persona dyshohet të kenë gjetur vdekjen dhe rreth 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Gjegjan në rrethin e Pukës, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Klejda Plangarica, i tha agjencisë NOA se aksidenti ndodhi përgjatë rrugës Rrëshen-Fushë Arrëz.

Plangarica tha se ende nuk konfirmohet numri i përgjithshëm i personave që gjendeshin në autobusin me targa të Durrësit, që kryente itinerarin Rrëshen-Durrës kurse paraprakisht tha se dyshohen 6 të vdekur.

Autobusi sikundër mësohet nga vendngjarja ka rënë nga humnera në ujërat e lumit Fan.

Lartësia nga prej është rrëzuar autobusi është mëse 500 metra mbi nivelin e detit.

Autobusi ishte nisur nga Tirana. Në autobus mësohet të ketë patur edhe gra e fëmijë.

Mendohet se humbja e kontrollit nga shoferi, Zef Marku, ka devijuar nga rruga autobusin duke bërë që ai të rrëzohet në humnerë.

NOA Vijon...

KOMENTE