English

Ugandë - Shtypi: 3000 Dhoma Për Kadafin Në Samitin E Unionit Afrikan

ROMË, 17 korrik /ATSH-ANSA/ - Ministra dhe sipërmarrës, por edhe kuzhinierë dhe sekretarë: më shumë se tre mijë persona, për të cilët duhen më shumë se tre mijë dhoma hoteli, janë duke zbarkuar në Ugandë pas urdhrit libik Muamar Kadafi për të prenotuar të gjitha dhomat e hotelit luksoz në kryeqytetin ugandez. Dhe ndërmjet Tripolit dhe Kampalas, ku në fund të muajit do të zhvillohet samiti i Unionit Afrikan, po nxitet një krizë diplomatike. Ndërmjet autoriteteve ugandeze "është përhapur paniku", dëshmon një burim nga organizuesit e samitit për gazetën "Ugandan Observer". "Druhemi se ky njeri mund t'i rezervojë të gjithë hotelet e nivelit të lartë dhe të krijojë një situatë të vështirë ku miqtë tanë do t'ju duhet të qëndrojnë në hotele të kategorive të ulëta", shtoi burimi. Kështu, qeveria e Kampalas, për të parandaluar "katastrofën" përballë 49 krerëve të shteteve dhe qeverive të Unionit Afrikan, është hedhur në sulm. Janë rezervuar të gjitha dhomat e hoteleve më të mira të Kampalas: "Speke Resort", "Commonwealt Resort Munyonyo", ku do të zhvillohet edhe samiti dhe "Sheraton". "Kemi rezervuar tre dhoma për çdo vend" (për kreun e shtetit, ministrin e Jashtëm dhe një shoqërues), theksoi kreu i diplomacisë ugandeze Okello Henry Oryen, "por Libia është e lirë të sjellë të gjithë delegatët që dëshiron, pasi ajo e ka për detyrë t'i strehojë", shtoi ai. /e.v/
KOMENTE